Qeveria e Libisë me bazë në Tripoli konfirmon vdekjen e shefit të ushtrisë në rrëzimin e avionit pranë Ankarasë

Qeveria e Libisë me bazë në Tripoli konfirmon vdekjen e shefit të ushtrisë në rrëzimin e avionit pranë Ankarasë

Qeveria e Libisë me bazë në Tripoli ka konfirmuar vdekjen e shefit të ushtrisë Mohammed al-Haddad dhe katër ndihmësve në rrëzimin e avionit pranë Ankarasë, transmeton Anadolu.

Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Abdul Hamid Dbeibeh, e quajti vdekjen “një humbje tragjike për kombin, establishmentin ushtarak dhe të gjithë popullin”.

“Ne kemi humbur burra që i shërbyen vendit të tyre me sinqeritet dhe përkushtim dhe që ishin një shembull i disiplinës, përgjegjësisë dhe angazhimit kombëtar”, tha qeveria.

Më herët, ministri i turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se rrënojat e avionit Falcon 50 që po transportonte gjeneralin al-Haddad u gjetën në jug të qarkut Haymana pranë Ankarasë.

MARKETING