“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i Jashtëm gjerman: Nuk do ta lejojmë të vazhdojë luftën

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul.
MARKETING
“Putini nuk është i interesuar për paqen, ai dëshiron ta vazhdojë këtë luftë dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë, prandaj BE do të bjerë dakord për sanksione shtesë”, tha Johann Wadephul.
Këto sanksione shtesë janë tashmë në proces, sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha këtë javë se është “koha për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë”.
Blloku sapo kishte rënë dakord për raundin e 17-të të masave kur ajo bëri këto komente.