Putini nuk ndryshon qasje dhe larg një armëpushimi, BE dhe G7 vendosin për më shumë sanksione kundër Rusisë

Komisioneri Valdis Dombrovskis përfaqësoi BE-në në takimin e ministrave të financave të G7-ës për të diskutuar opsionet për rritjen e presionit ekonomik mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës së saj kundër Ukrainës, tha një zëdhënës i Komisionit.
Ministrat e G7-ës demonstruan vendosmëri dhe unitet të fortë në përdorimin e një game të gjerë mjetesh dhe masash në fushat e sanksioneve, masave tregtare dhe përdorimit të mëtejshëm të aseteve sovrane ruse të bllokuara për të financuar Ukrainën, siç u njoftua nga Ursula von der Leyen në fjalimin e kësaj jave.
Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ditët e fundit ka rritur presionin ndaj Putinit dhe durimi i tij si duket po mbaron, ndaj miratimi i një pakete tjetër sanksionesh ndaj Rusisë mund të vijë javën e ardhshme.