Putin sinjalizon gatishmëri për t’u takuar me Trumpin, e quan atë një “njeri të guximshëm”

Putin sinjalizon gatishmëri për t’u takuar me Trumpin, e quan atë një “njeri të guximshëm”

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska është e përgatitur për një raund të tretë bisedimesh të paqes me Ukrainën dhe ka përshëndetur idenë e takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e përshkruar atë si një “njeri të guximshëm”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Duke folur për mediat në Minsk të Bjellorusisë, Putin konfirmoi se krerët e delegacioneve aktualisht po diskutojnë datën për raundin tjetër të negociatave dhe pranoi se Ukraina dhe Rusia kanë paraqitur “dy memorandume drejtpërdrejtë të kundërta”.

Megjithatë, tha ai, “kjo nuk shtë për t’u habitur”. Ai theksoi se bisedimet janë hartuar për të eksploruar “mënyrat për t’u afruar”.

“Ne tashmë kemi dorëzuar më shumë se 6 mijë trupa (të ushtarëve ukrainasë) dhe jemi gati të transferojmë gati 3 mijë të tjerë. Por i takon palës ukrainase t’i pranojë ato”, tha Putin.

Duke komentuar mbi marrëdhëniet me SHBA-në, presidenti rus tha se lidhjet me SHBA-në po fillojnë të stabilizohen dhe se hapat e parë në këtë drejtim janë ndërmarrë.

“Një takim me Trumpin është plotësisht i mundur. Ne do të përgatitemi me kënaqësi për të. Ai është një njeri i guximshëm, kjo është e qartë”, tha Putin.

Ai theksoi se bizneset amerikane po sinjalizojnë interes për t’u rikthyer në tregun rus, duke shtuar se, “Ne do ta mirëpresim këtë. Duhet të përgatitet plotësisht”.

Presidenti rus gjithashtu foli për shpenzimet e mbrojtjes së Rusisë, të llogaritura në 13.5 milionë rubla (171 miliardë dollarë), gjë për të cilën pretendoi se ky investim mbështet qëllimin e përfundimit të “operacionit ushtarak special” në Ukrainë me një “rezultat të favorshëm”, jo duke kërcënuar Evropën.

Ai tha se Kremlini po shqyrton shkurtime graduale të mbrojtjes gjatë tre viteve të ardhshme, si dhe kritikoi planet e Evropës për të rritur buxhetet e veta ushtarake.

Duke iu përgjigjur akuzave perëndimore për agresion rus, Putin këmbënguli se ishte Perëndimi që veproi në mënyrë agresive, duke iu referuar revolucionit ukrainas të vitit 2014.

“Ata kryen një grusht shteti, e mbështetën atë, paguan për të, pastaj pretenduan se Rusia po sillej në mënyrë agresive. A janë idiotë apo na marrin ne për budallenj?”, u shpreh ai.

MARKETING