Putin ruan marrëdhëniet e mira me diktatorin e Venezuelës, diskuton bashkëpunimin mes vendeve me Maduron

Putin ruan marrëdhëniet e mira me diktatorin e Venezuelës, diskuton bashkëpunimin mes vendeve me Maduron

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro diskutuan zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në një bisedë telefonike, tha të enjten shërbimi për shtyp i Kremlinit.

“Gjatë bisedës telefonike u diskutuan çështjet aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik ruso-venezuelian, duke përfshirë zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën tregtare-ekonomike, energjetike dhe humanitare”, tha Kremlini në një deklaratë.

Sakaq, dy presidentët që kanë ardhur afërsisht të njëjtës periudhë në pushtet ranë dakord të vazhdojnë komunikimin në nivele të ndryshme.

MARKETING