Putin mbledh Këshillin e Sigurisë lidhur me luftën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin mblodhi Këshillin e Sigurisë së Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se në mbledhjen e Këshillit të kryesuar nga Putini u shkëmbyen mendimet rreth “operacionit special ushtarak”.
Në deklaratë thuhet se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoygu i ka dhënë Këshillit informacion lidhur me vizitën që zhvilloi në fillim të javës në selinë e operacionit ndërsa theksohet se edhe Putin ka informuar në lidhje me bisedimet telefonike ndërkombëtare.
Po ashtu vihet në dukje se anëtarët e Këshillit kanë diskutuar për çështjet sociale dhe ekonomike aktuale.