Putin lavdëron qëndrimin “e balancuar” të Orbán-it për Ukrainën

Putin lavdëron qëndrimin “e balancuar” të Orbán-it për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin priti në Kremlin kryeministrin hungarez Viktor Orbán, në një tjetër tregues të marrëdhënies së ngushtë mes dy vendeve, një zhvillim që ka shkaktuar irritim të madh brenda BE-së.

Gjatë takimit, Putin vlerësoi “qëndrimin e balancuar” të Orbán-it për çështjen e Ukrainës, pasi Hungaria ka tentuar në mënyrë të përsëritur të bllokojë sanksione të reja ndaj Rusisë.
Ai shtoi se mbetet i gatshëm që samiti i radhës me presidentin amerikan, Donald Trump, të mbahet në Budapest, një ide e përfolur shkurtimisht në tetor.

Nga ana e tij, Orbán theksoi se Rusia “është dhe do të mbetet pjesë e furnizimit energjetik të Hungarisë”, pavarësisht planeve të BE-së për të reduktuar dhe më pas eliminuar varësinë nga energjia ruse.

MARKETING