Putin informon kabinetin e tij për takimin që pati me Trumpin

Presidenti rus Vladimir Putin pas takimit që pati me homologun amerikan Donald Trump në Alaskë, ka mbledhur kabinetin e tij për t’i informuar për temat që dyshja i kanë diskutuar.
Ai tha se ka patur një takim të mirë me liderin amerikan dhe ka vlerësuar përpjekjen e tij për ta zgjidhur çështjen e krizës në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, theksoi se ishte e rëndësishme që të shpjegohej rrënja e konfliktit dhe se mbështet përpjekjet për një arritje të paqes.
Ndërsa gjatë takimit me Alaskë që të dy pranuan se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për armëpushim, derisa janë dakorduar për të vazhduar takimet.
Madje presidenti rus e ka ftuar homologun amerikan që takimin e radhës ta zhvillojnë në Moskë, ku Trump u duk i befasuar nga kjo ofertë. /Telegrafi/