Putin i ofron Trumpit ndihmë në bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Putin i ofron Trumpit ndihmë në bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar mbështetjen e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për të ndihmuar në bisedimet rreth programit bërthamor të Iranit, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e ngushta të Rusisë me Teheranin. Këtë e konfirmoi të enjten Kremlini, pas një bisede telefonike mes dy liderëve, shkruan Gazeta Sinjali.

MARKETING

Trump tha se Iranit po i mbaron koha për të marrë një vendim dhe beson se Putini ndan qëndrimin e tij se Republika Islamike nuk duhet të zotërojë armë bërthamore. Ai shtoi se presidenti rus është i gatshëm të angazhohet në diskutime për të përshpejtuar një marrëveshje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e gatshme ta përdorë partneritetin e saj me Iranin për të lehtësuar bisedimet për zgjidhjen e çështjes bërthamore. Ai shtoi se dialogu me Uashingtonin dhe Teheranin po vazhdon në mënyrë aktive dhe se Putin do të përfshihet në kohën e duhur.
Ndërkohë, lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, e quajti të papranueshme heqjen dorë nga pasurimi i uraniumit, duke kundërshtuar një nga kërkesat kryesore të SHBA-së. Propozimi për një marrëveshje të re i është dorëzuar Iranit nga Omani, ndërmjetës tradicional në bisedime.

MARKETING