Putin dhe Macron bisedojnë për herë të parë në telefon pas gati tre vitesh

Putin dhe Macron bisedojnë për herë të parë në telefon pas gati tre vitesh

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin, të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur” në telefonatën e parë midis dy udhëheqësve që nga viti 2022, tha pallati presidencial i Elizesë.

Në një telefonatë dyorëshe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të martën për një armëpushim në Ukrainë dhe fillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit, tha të martën zyra e presidentit francez, transmeton Telegrafi.

Dyshja, nuk kishte folur që nga shtatori 2022, sipas pallatit presidencial të Elizesë.

Macron “theksoi mbështetjen e palëkundur të Francës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” dhe “bëri thirrje për vendosjen, sa më shpejt të jetë e mundur, të një armëpushimi dhe nisjen e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë për një zgjidhje të fortë dhe të qëndrueshme të konfliktit”, tha zyra presidenciale franceze.

Putin fajësoi Perëndimin për konfliktin në Ukrainë në bisedën e tij telefonike dhe tha se çdo marrëveshje paqeje duhet të jetë “afatgjatë”, tha deklarata e Kremlinit për telefonatën.

“Vladimir Putin i kujtoi [Macron] se konflikti ukrainas është një pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së shteteve perëndimore”, tha Kremlini në një deklaratë.

Putin shtoi se shtetet perëndimore “për shumë vite kanë injoruar interesat e sigurisë së Rusisë” dhe “kanë krijuar një urë anti-ruse në Ukrainë”.

Kremlini tha se Putin i tha presidentit francez se çdo marrëveshje paqeje duhet të jetë “gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, të sigurojë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe të bazohet në realitete të reja territoriale”.

Putin më parë ka thënë se Ukraina duhet të pranojë aneksimin e pjesëve të mëdha të territorit të saj nga Rusia, si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje. /Telegrafi/

MARKETING