Putin dhe Lukashenko nisin samitin në Moskë, diskutohet për armët bërthamore

Putin dhe Lukashenko nisin samitin në Moskë, diskutohet për armët bërthamore

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe ai rus Vladimir Putin filluan një samit dy-ditor në Moskë ku po diskutojnë për mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi, fqinjin e Ukrainës.

Rusia planifikon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, tha muajin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin, shkruan CNN.

Putin u shpreh se Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi.

“Më duhet të them se është bërë shumë si rezultat i punës sonë të përbashkët në të gjitha fushat”, tha Putin.

“Nesër do të diskutojmë të gjitha këto. Kjo ka të bëjë me ndërveprimin tonë në arenën ndërkombëtare dhe zgjidhjen e përbashkët të çështjeve të garantimit të sigurisë së shteteve tona. Unë jam veçanërisht i kënaqur të vërej rezultatet e punës sonë në sferën ekonomike”, shtoi ai.

 

MARKETING