Putin: Asnjë armik nuk ka shanse të mbijetojë nëse Rusia kryen sulm bërthamor hakmarrës

Putin: Asnjë armik nuk ka shanse të mbijetojë nëse Rusia kryen sulm bërthamor hakmarrës

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se asnjë armik nuk ka shanse të mbijetojë nëse Rusia kryen sulm bërthamor hakmarrës, pasi potenciali i saj është në mënyrë të pakrahasueshme më i madh, raporton Anadolu.

Duke folur në një takim të Klubit Diskutues Valdai në qytetin e Soçit, Putin tha se doktrina ushtarake ruse ofron dy arsye për përdorimin e armëve bërthamore: si përgjigje ndaj ndonjë rakete të lëshuar në territorin rus dhe nëse ekzistenca e shtetit kërcënohet.

“Deri më sot, nuk do të ketë asnjë shans që agresori të mbijetojë në rast të përgjigjes sonë… Unë nuk e shoh nevojën për ta ndryshuar këtë. Asnjë person i arsyeshëm nuk do të mendonte të përdorte armë bërthamore kundër Rusisë”, tha ai.

MARKETING