Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku
MARKETING
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, të mbajtur në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit.
MARKETING
I pyetur nga gazetarët pse ende nuk ka marrëveshje, Abdixhiku tha se palët janë duke bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje të përbashkët.
“Po provojmë të gjejmë zgjidhje, besoj se duhet të dëgjojmë edhe palën tjetër. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të përbashkët konsensuale dhe do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që duhet për të shmangur zgjedhjet”, tha ai./Klankosova.tv

