PSD me aksion te Ura e Ibrit: Rrugëtimi i Kurtit në veri çon në izolim ose autonomi
Partia Socialdemokrate po e mban një aksion simbolik para Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Në këtë aksion, anëtarët e PSD-së e kanë prezantuar një pankartë, të cilën e kanë titulluar “Rrugëtimi i Kurtit” e që në të shkruhen edhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
Në pankartë, sipas PSD-së, veprimet e Kurtit të ndërmarra në veri do të çojnë ose në izolim të Kosovës ose në autonomi të veriut.
PSD-ja përmendi dërgimin e parë të njësive special në veri, ndalimin e referundimit të Serbisë, ndalimin e zgjedhjeve të Serbisë, gjobat për targa ilegale, dorëheqjen e serbëve nga institucionet, vendimin e kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit.
Po ashtu në pankartë u përmend edhe dërgimi me polici të kryetarëve në komunat veriore, mbylljen e strukturave paralele në Dragash, Prizren, Suharekë e Rahovec, vendimin për dinarin, mbylljen e strukturave paralele në veri e tentimin për hapjen e Urës së Ibrit.