Protesta në Suedi kundër planeve të pushtimit izraelit në Gaza

Protesta në Suedi kundër planeve të pushtimit izraelit në Gaza

Qindra njerëz u tubuan në kryeqytetin suedez Stokholm për të protestuar kundër planit të Izraelit për të pushtuar Gazën, raporton Anadolu.

Me thirrjen e organizatave të shumta të shoqërisë civile, qindra njerëz u tubuan në sheshin Odenplan duke kërkuar që Izraeli të ndalojë planin e pushtimit në Gaza dhe të hapë korridorin e ndihmës humanitare.

Protestuesit shprehën revoltën e tyre për atë se qeveria suedeze nuk ka treguar reagim të mjaftueshëm kundër sulmeve dhe pushtimit të Izraelit në enklavën palestineze.

Protestuesit marshuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka çuar në uri, migrim të detyruar dhe përhapje të sëmundjeve.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

MARKETING