Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së: Maduro i Venezuelës dhe gruaja e tij akuzohet për akuza “narko-terrorizmi”
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka bërë të ditur se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të New Yorkut për akuza të shumta penale, përfshirë për “narko-terrorizëm”, transmeton Anadolu.
“Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të New Yorkut. Nicolas Maduro është akuzuar për komplot për narko-terrorizëm, komplot për importim kokaine, posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese kundër SHBA-së”, tha Bondi në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Deklaratat e saj vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka kryer “me sukses një sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës dhe se Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë “kapur dhe larguar jashtë vendit”.
“Ata së shpejti do të përballen me të gjithë peshën e drejtësisë amerikane në tokën amerikane, në gjykata amerikane”, tha Bondi.

