Prokuroria: Një burrë dyshohet se ka përdhunuar ish të dashurën e tij

Prokuroria: Një burrë dyshohet se ka përdhunuar ish të dashurën e tij

Prokuroria Themelore e Gjevgjelisë njoftoi se është dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Sulm seksual dhe përdhunim”. Sipas prokurorisë, ekziston dyshim i arsyeshëm se më 19 nëntor i dyshuari, në Dojran, duke përdorur forcën dhe kundër vullnetit të shprehur qartë të viktimës, e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale. Prokurori kompetent ka dorëzuar propozim te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Viktima, me të cilën ai kishte pasur më parë një marrëdhënie të gjatë që ajo e kishte ndërprerë, është takuar para vendit të punës dhe është thirrur të hipte në makinë për të biseduar dhe për ta çuar në shtëpi. Por, në vend të kësaj, ai ka devijuar makinën në një rrugë fushore, e ka goditur në fytyrë dhe e ka kërcënuar se nuk kishte të drejtë të kishte marrëdhënie me dikë tjetër. Kur makina ndaloi, viktima u përpoq të dilte, por ai, duke e goditur me shkelma dhe grushte, e riktheu në makinë dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale, të cilës ajo i kundërshtonte vazhdimisht”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

MARKETING