Privohet nga liria shtetasi shqiptar për peshkim të paligjshëm dhe kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror

Më 22.06.2025 në orën 04.35 në ujërat e Liqenit të Ohrit, nëpunës policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare “Liqeni i Ohrit” privuan nga liria shtetasin shqiptar K.S. (47). Për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “Peshkim të paligjshëm”, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Ohër i shqiptoi masën “Paraburgim afatshkurtër”.
MARKETING
Gjatë kryerjes së aktiviteteve të kontrollit patrullues në Liqenin e Ohrit, nëpunësit policorë e gjetën K.S. në mjetin e tij lundrues në ujërat territoriale maqedonase mbi vendbanimin “Llagadin”, duke peshkuar ilegalisht në ujërat e Liqenit të Ohrit duke përdorur blinker dhe pas një kontrolli, u gjetën 22 topa me 110 blinkerë dhe pajisje të tjera peshkimi, të cilat, së bashku me mjetin lundrues, u sekuestruan.