Privohet nga liria një burrë nga rrethina e Tetovës për shkaktim të zjarrit

Më 20.09.2025, në orën 16:35, nëpunës policorë të NJP Grupçin e kanë privuar nga liria N.I. (70) nga fshati Çiflik, duke vepruar mbi një denoncim paraprak se ai, ndërsa pastronte arën e tij në vendin e quajtur “Livada” në rrugën e vjetër nga Çifliku për Larce, ka ndezur barin e thatë të mbledhur dhe ka shkaktuar zjarr, i cili më pas është fikur. N.I. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.