Pretendohet se SHBA-ja po përgatit plan sekret për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump thuhet se po punon për një plan të ri për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.
Sipas një lajmi nga “Axios”, faqja e internetit me bazë në SHBA që citon zyrtarë të paidentifikuar rusë dhe amerikanë, administrata e Trumpit ka përgatitur një plan me 28 pika të ngjashëm me planin e paqes për Gazën.
Zyrtari amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohet, mbron idenë se përfaqësuesi special i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, e hartoi planin dhe diskutoi detajet e tij me kreun e Fondit rus të Investimeve Direkte (RDIF), Kirill Dmitriev.
Burimet pretenduan se 28 pikat në plan janë grupuar nën katër tituj kryesorë: paqja në Ukrainë, garancitë e sigurisë, siguria evropiane dhe e ardhmja e marrëdhënieve të SHBA-së me Rusinë dhe Ukrainën.
Zyrtari amerikan pretendon se Shtëpia e Bardhë ka filluar të informojë zyrtarët në Ukrainë dhe Evropë mbi planin e ri. Sipas tij, plani do të rishikohet dhe modifikohet bazuar në reagimet nga palët, por se “të dyja palët duhet të jenë praktike dhe realiste”.
Një zyrtar i lartë rus e mbrojti planin si pozitiv. Pikëpamjet e Ukrainës dhe Evropës mbi planin nuk dihen ende.

