Presidentja Osmani priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja Osmani priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Anadolu.

Pas takimit në Zyrën e Presidentes së Kosovës në Prishtinë, presidentja Osmani tha se me homologun e saj Begaj bisedoi për bashkëpunimin e pandalshëm si dhe “nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”.

“Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona”, shkroi Osmani pas takimit.

Pas takimit të dy presidentët janë parë duke kaluar në sheshet e kryeqytetit, duke u përshëndetur me qytetarë në Prishtinë.

MARKETING