Presidentja Osmani pranon urim nga presidenti Erdoğan me rastin e Ditës së Pavarësisë

Presidentja Osmani pranon urim nga presidenti Erdoğan me rastin e Ditës së Pavarësisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, transmeton Anadolu.

PresidPnti Erdoğan në mesazhin e tij ka riafirmuar mbështetja e vazhdueshme e Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Erdoğan po ashtu tha se marrja për herë të dytë e Komandës së KFOR-it nga Turqia, ashtu sikurse mandatin e parë, do të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se Turqia do të vazhdojë të përmbushë me vendosmëri përgjegjësitë e saj për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Presidentja Osmani e falënderoi presidentin Erdoğan për letrën e urimit në gjuhën turke.

MARKETING