Presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë Grenlandën në mars
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Groenlandën në mars, një veprim që shihet si një shenjë mbështetjeje për Danimarkën dhe territorin e saj gjysmë-autonom.
Zëdhënësja kryesore e Komisionit, Paula Pinho konfirmoi se udhëtimi është planifikuar për muajin e ardhshëm, por nuk është caktuar një datë specifike.
Vizita e Von der Leyen në Groenlandë është pjesë e një turi më të gjerë në Arktik, një rajon që ka fituar interes të shtuar ndërkombëtar kohët e fundit, veçanërisht pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump për t’a bërë pjesë të SHBA-së.
Kohët e fundit, NATO njoftoi nisjen e misionit të ri “Arctic Sentry”, që synon forcimin e mbikëqyrjes dhe sigurisë në Arktik, mes diskutimeve për interesin në rritje rus dhe kinez.

