Presidenti ukrainas informon liderët botëror mbi bisedimet e paqes në Stamboll

Presidenti ukrainas informon liderët botëror mbi bisedimet e paqes në Stamboll

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka diskutuar rreth bisedimeve të paqes në Stamboll me homologun e tij amerikan, Donald Trump dhe atë francez, Emmanuel Macron, me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, si dhe me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe atë polak, Donald Tusk, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në platformën sociale X, Zelenskyy tha se ata diskutuan formatin dhe pritjet e bisedimeve të paqes në Stamboll, të cilat synojnë të arrijnë një armëpushim dhe të krijojnë kushte për një zgjidhje afatgjate.

“Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për paqe të vërtetë”, tha Zelenskyy, duke shtuar se uniteti global mbetet thelbësor.

Presidenti ukrainas tha se nëse Rusia refuzon një armëpushim të plotë dhe pa kushte, duhet të pasojnë sanksione të mëtejshme ndërkombëtare.

“Presioni mbi Rusinë duhet të mbahet derisa ajo të jetë gati për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai.

Thirrja e përbashkët erdhi vetëm disa orë para se delegacionet nga Ukraina dhe Rusia u takuan në Stamboll, në bisedime të lehtësuar nga Turqia dhe të mbështetura nga partnerët amerikan dhe evropian.

MARKETING