Presidenti turk dhe kryeministri britanik diskutojnë lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kanë diskutuar në telefon marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Presidenti Erdoğan i tha kryeministrit Starmer se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e këtij viti ishte e dobishme në avancimin e përpjekjeve drejt një zgjidhje me dy shtete në Palestinë.
Duke përgëzuar kryeministrin Starmer për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për njohjen e Palestinës si shtet, Erdoğan theksoi se njohja e Palestinës nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, ishte një “zhvillim historik”.
Presidenti turk theksoi se vrulli në mbështetje të Palestinës duhet të ruhet dhe se nevojiten masa përtej presionit diplomatik për të ndaluar qeverinë Netanyahu.