Presidenti tunizian thirrje qeverisë: Shkatërroni bandat që shkaktojnë rritjet e çmimeve

Presidenti i Tunizisë, Kais Saied i kërkoi Qeverisë të shkatërrojë “bandat” që rrisin çmimet për ushqimet bazë dhe që ndërpresin qëllimisht shërbimet publike, transmeton Anadolu.
MARKETING
Në një deklaratë me shkrim nga llogaria e Presidencës në Facebook thuhet se Saied u takua me kryeministrin Ahmed Hachanin.
Në takim u diskutuan punimet e qeverisë, rritja e çmimeve të ushqimeve bazë, tërheqjen e disa artikujve nga tregjet si dhe prishjen e qëllimshme të shërbimeve publike të tilla si mos lëshimi i certifikatave të lindjes apo mos kryerja e celebrimit të martesave në disa bashki.
“Bandat që përpiqen të prishin qetësinë e popullit duhet të shkatërrohen”, tha Saied duke shtuar se shteti do të kërkojë llogari nga të gjithë ata që përpiqen të marrin të drejtat nga duart e qytetarëve.
Presidenti Saied nga ish-kryeministrja Najla Bouden kërkoi marrjen e masave urgjente lidhur me krizën e bukës që përjetohet në vend. Më 1 gusht presidenti Saied e shkarkoi nga detyra Bouden dhe në vend të saj emëroi si kryeministër Hachanin.
Kriza ekonomike në Tunizi është duke u thelluar në dekadën e fundit
Kriza ekonomike e nxitur nga kriza politika në dekadën e fundit në Tunizi vazhdon të thellohet.
Qeveria tuniziane e cila që nga maji 2021 e deri më tani zhvillon procesin e negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për kredinë e re prej 1.9 miliard dollarësh, po punon mbi reformat për tërheqjen e investitorëve të huaj pas thellimit të mëtejshëm të krizës ekonomike pas luftës Rusi-Ukrainë.