Presidenti sirian do të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë së Antalyas në Turqi

Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, ka bërë të ditur se presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, do të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë së Antalyas që do të mbahet këtë javë në Türkiye, raporton Anadolu.
Duke folur në një mbledhje të partisë turke në pushtet, Çelik njoftoi se al-Sharaa do të mbërrijë të premten, ndërsa forumi në qytetin turistik turk Antalya do të zhvillohet nga e premtja deri të dielën.
Al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit duke e rrëzuar Bashar al-Assadit në dhjetor të vitit 2024, në muajin janar u shpall president i Sirisë për një periudhë tranzitore.