Presidenti rus Putin takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un

Presidenti rus Putin takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin dhe Kim Jong-un u takuan në bazën hapësinore “Vostonchny” në rajonin Amur të Rusisë. Kim u prit në bazë nga Putin dhe e falënderoi presidentin rus për ftesën në Rusi, pavarësisht programit të tij intensiv.

Putin tha se vizita është zhvilluar në një datë të rëndësishme për Korenë e Veriut. “Jam shumë i lumtur që ju shoh. Këto ngjarje të rëndësishme janë 75-vjetori i themelimit të Republikës, 70-vjetori i Luftës së Madhe Çlirimtare dhe 75-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, tha ai.

 

Dy liderët shëtitën kompleksin e ri të bazës si dhe inspektuan punishten e montimit të mjetit lëshues së kompleksit të raketave hapësinore “Angara”, kompleksin lëshues së anijes kozmike “Soyuz-2” dhe kompleksin lëshimit në fazën ndërtimore të mjetit “Angara”.

Kreu i Agjencisë Federale Hapësinore të Rusisë (Roscosmos) Yury Borisov dhe drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Operacioneve të Infrastrukturës Hapësinore, Nikolai Nesterchuk bënë një prezantim gjatë inspektimeve të Putin dhe Kim Jong-un në kompleks.

Kim, në zonën ku ndodhet baza hapësinore “Vostonchny” erdhi me tren special dhe në bazë kaloi me automjet. Pas inspektimeve në bazën hapësinore, liderët e dy vendeve kaluan në bisedime ku morën pjesë edhe delegacionet e tyre shoqëruese.

MARKETING