Presidenti polak akuzon Rusinë për sulmet hibride në kufirin bjellorus

Presidenti polak akuzon Rusinë për sulmet hibride në kufirin bjellorus

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, bëri të ditur se kufijtë e Polonisë janë sulmuar në mënyrë hibride nga Bjellorusia, duke u shprehur se “nuk kemi aspak dyshim se kjo është në bashkëpunim me Rusinë”, transmeton Anadolu.

Presidenti Duda bëri një vlerësim në një konferencë për media pasi u takua në Varshavë me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.

Duda tha se në bisedë diskutuan çështjet e sigurisë, ekonomisë, energjisë dhe infrastrukturës.

Ai tha se çështja më e rëndësishme e bisedës ishte lufta Ukrainë-Rusi dhe kërcënimi i sulmit hibrid të Bjellorusisë ndaj kufirit të Polonisë.

“Ka një problem të tillë si sulmi në mënyrë hibride i kufijve të Polonisë nga ana e Bjellorusisë dhe nuk kemi aspak dyshim se kjo është në bashkëpunim me Rusinë”, tha Duda.

Ai po ashtu informoi se në takim u diskutuan edhe mbështetja dhe bashkëpunimi i dhënë ndaj Ukrainës, si dhe rezultatet e samitit të fundit të NATO-s dhe bashkëpunimi ushtarak dypalësh.

MARKETING