Presidenti palestinez shpreh mbështetje për Putinin, pretendon Kremlini

Presidenti palestinez shpreh mbështetje për Putinin, pretendon Kremlini

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka shprehur mbështetjen e plotë për udhëheqjen ruse pas rebelimit të dështuar të grupit Wagner në një telefonatë me Vladimir Putin, ka thënë Kremlini.

Pasi ra dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund kryengritjes, Putin u përpoq të konsolidonte pozicionin e tij duke folur me disa liderë botërorë, duke përfshirë presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahayan.

Lukashenko dyshohet se ndihmoi në ndalimin e rebelimit, ndërsa udhëheqësi turk dhe ai i Emirateve të Bashkuara Arabe shprehën mbështetjen e tyre për Putinin, pretendoi Moska.

MARKETING