Presidenti palestinez, Abbas: Kemi të drejt të mbrohemi kundër pushtuesve

Presidenti palestinez, Abbas: Kemi të drejt të mbrohemi kundër pushtuesve

Hamasi ka nisur një sulm masiv ndaj shtetit izraelit duke shkaktuar disa viktima ndërsa izraelitët tashmë kanë nisur sulmet ndaj caqeve të tyre.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka reaguar për herë të parë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Abbas ka pohuar se qytetarët kanë të drejtë të mbrohen kundër pushtuesve të tyre, raporton skynews.

“Popullit tonë duhet t’i sigurohet mbrojtje dhe ne themi se popullit palestinez ka të drejt të mbrojë veten kundër terrorizmit të kolonëve dhe forcave pushtuese”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “ne jemi në luftë dhe do të fitojmë”.

Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale mediave sociale, ai tha se Hamasi do të “paguajë një çmim të cilin nuk e kanë paguar më parë”.

 

MARKETING