Presidenti iranian, Pezeshkian: Përgjigjja e fuqishme do ta bëjë Izraelin të pendohet

Presidenti iranian, Pezeshkian: Përgjigjja e fuqishme do ta bëjë Izraelin të pendohet

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha se do ta bëjë Izraelin të “pendohet për aktin e tij të pamend”, duke iu referuar sulmit të tij ushtarak ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

MARKETING

“Përgjigjja legjitime dhe e fuqishme e Republikës Islamike të Iranit do ta bëjë armikun të pendohet për aktin e tij të pamend”, tha Pezeshkian në X.

“Ne i bëjmë thirrje popullit tonë ti besojë udhëheqësve të tyre dhe të qëndrojë pranë tyre. Populli iranian dhe zyrtarët nuk do të heshtin përballë këtij krimi”, tha presidenti.

Njoftohet se është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e kabinetit me pjesëmarrjen e presidentit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

Izraeli nisi sulme ajrore kundër Iranit herët të premten, duke synuar programin e tij bërthamor, objektet ushtarake dhe duke vrarë disa nga komandantët e tij të lartë dhe shkencëtarët bërthamorë.

Më parë, udhëheqësi suprem Ajatollah Khamenei tha se Izraeli “duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë”.

MARKETING