Presidenti i Shkëndijës, Lazim Destani: Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon

Presidenti i Shkëndijës, Lazim Destani: Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon

Në prag të sfidës vendimtare ndaj Qarabagut, në kuadër të turit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, presidenti i KF Shkëndija, Lazim Destani, ka dhënë një mesazh drejtuar tifozëve kuqezi dhe gjithë opinionit sportiv në vend.

Më poshtë shkrimi i plotë i Destanit:

Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon.

Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League.

Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar këngët tona të fitores dhe duke i dhënë zemër lojtarëve dhe stafit tonë, sepse ata e meritojnë këtë.

Si tifoz i Shkëndijës, ju bëj thirrje që sot të tregojmë kulturën tonë sportive dhe të mos biem pre e provokimeve.
Të mos lejojmë gjuhë urejtjeje te asnjë forme, sepse këto nuk na përkasin dhe nuk e përfaqësojnë kulturën tonë.

Ne publiku dhe tifozët e Shkendijës, si lojtari i 12-të, jemi shembull duke treguar nivelin tonë të lartë dhe duke e përfaqësuar me dinjitet dashurinë tonë për klubin.

Le të shkojmë drejt fitores.

Shkëndija mbi të gjitha!

MARKETING