Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje disa ditë pasi shpalli gjendjen e luftës
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thënë se është “shumë i penduar” disa ditë pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrethoi me ushtarë parlamentin.
Yoon shkaktoi tronditje në vend të martën kur vendosi ushtrinë në krye të qeverisjes, duke pretenduar se kjo ishte e nevojshme për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të “çrrënjosur forcat anti-shtetërore pro-Koreisë së Veriut”.
Por, 63-vjeçari në vend të kësaj kërkoi falje, duke pretenduar se veprimet e tij buruan nga një ndjenjë “dëshpërimi”, shkruan skynews.
Shkarkimi i Yoonit kërkon 200 vota nga 300 anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Partitë opozitare, të cilat kanë paraqitur mocionin, kanë 192 vende në total, që do të thotë se të paktën tetë deputetë të partisë së tij, Partisë së Fuqisë së Popullit, duhet të votojnë kundër tij.
Ai shtoi se nuk do të shmangë akuzat ligjore dhe se nuk do të ketë një gjendje të dytë të jashtëzakonshme.
Megjithatë, fjalët e tij të pendimit nuk ishin të mjaftueshme për disa.
Lideri i partisë qeverisëse, Han Dong-hoon, deklaroi se Yoonit nuk është më në gjendje të përmbushë detyrat j dhe se dorëheqja është “e pashmangshme”.
Lideri i opozitës, Lee Jae-myung, tha se do të punojë për ta përfunduar mandatin e Yoonit përpara kohe dhe se ai përballet me zgjedhjen midis dorëheqjes ose shkarkimit. /Telegrafi/

