Presidenti gjerman Steinmeier pati një pritje të pazakontë në aeroport gjatë vizitës në Katar

Presidenti gjerman Steinmeier pati një pritje të pazakontë në aeroport gjatë vizitës në Katar

Pretendohet se presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier u mbajt në pritje për gjysmë ore në avion në Katar, ndalesa e fundit e vizitës së tij katër-ditore në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat gjermane, Steinmeier zbarkoi dje me avion në aeroportin e Doha-s, por iu desh të priste rreth gjysmë ore pasi nuk kishte asnjë zyrtar nga Katari për ta pritur.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, Steinmeier shihet duke pritur para derës së daljes së avionit.

Është komentuar se pritja e Steinmeierit mund të ketë qenë për shkak të reagimit të Katarit ndaj politikës gjermane për Gazën.

Theksohet se bashkëshortja e Steinmeierit, Elke Büdenberder dhe delegacioni tjetër kanë zbritur nga avioni më herët.

Pas pritjes nga ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sulltan bin Saad Al Muraikhi, u tha se Steinmeier mbërriti në kohë për t’u takuar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamed Al Thani.

MARKETING