Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun ukrainas Zelenskyy

Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun ukrainas Zelenskyy

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.

Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës Turke në deklaratën prej NSosyal, bëri të ditur se në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Ukrainës, procesi i paqes midis Ukrainës dhe Rusisë si dhe çështjet globale.

Erdoğan në bisedë tha se po ndjekin takimet e Alaskës dhe Washingtonit dhe se Turqia vazhdon përpjekjet e saj që lufta të rezultojë me paqe të qëndrueshme, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë e Ukrainës me vendosjen e paqes.

Duke theksuar se një zgjidhje e drejtë për luftën Ukrainë-Rusi është e mundur, se negociatat midis dy palëve duhet të vazhdohen duke u forcuar, dhe se Turqia është e gatshme të bëjë çmos për të lehtësuar kontaktet e nivelit të lartë që do të hapin rrugën për paqe, gjithashtu e uroi Ukrainën për ditën e pavarësisë së saj.

MARKETING