Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun rus Putin
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedë janë diskutuar zhvillimet e fundit në Rusi.
Presidenti Erdoğan theksuar rëndësinë e të vepruarit me arsye të shëndoshë.
“Si Türkiye, jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ajo që po ndodh të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë presidenti turk.