Presidenti Erdoğan takon Elon Musk në New york dhe e ftoi të viziton Türkiyen

Presidenti Erdoğan takon Elon Musk në New york dhe e ftoi të viziton Türkiyen

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua me themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk, të dielën në New York, me ç’rast e ftoi që të viziton Türkiyen, si dhe i kërkoi që fabrikën e shtatë të Tesla-s ta hap atje, raporton Anadolu.

Gjatë takimit, i cili u mbajt në Shtëpinë Turke (e quajtur edhe Qendra Turkevi) në Manhatan, Presidenti Erdoğan informoi Musk, themeluesin e Tesla dhe SpaceX, për “përparimet teknologjike të Türkiyes, si dhe vizionin ‘Türkiye Dixhitale’ dhe Strategjinë e Inteligjencës Artificialin Kombëtare”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes.
Duke rikujtuar se me daljen në rrugë të makinës elektrike turke Togg dhe me hyrjen e Tesla-s në tregun turk, Erdoğan ftoi Tesla-n të hap fabrikën e saj të shtatë në Türkiye, thuhet në deklaratë.

“Presidenti Erdoğan deklaroi se mundësitë për bashkëpunim me SpaceX mund të lindin përmes hapave të ndërmarrë dhe që do të ndërmerren në kuadër të programit hapësinor të Türkiyes dhe e ftoi Musk në Teknofest që do të mbahet në Izmir”, shton deklarata.

Sipas deklaratës nga Drejtoria Turke e Komunikimeve, Musk në këmbim tha se shumë furnizues turq tashmë po punojnë me Tesla-n dhe se Türkiye është ndër kandidatët më të rëndësishëm për fabrikën e ardhshme.

Në përgjigje të ofertës së Presidentit Erdoğan për bashkëpunim me shërbimin satelitor Starlink të SpaceX, si dhe në fushën e inteligjencës artificiale, Musk tha se ata dëshirojnë të punojnë me autoritetet turke për të marrë licencat e nevojshme për të ofruar shërbime satelitore Starlink në Türkiye, thuhet në deklaratë.

Gjatë takimit, Erdoğan përmendi gjithashtu suksesin e Türkiyes në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar TB2 (UAV), ndërsa Musk u përgjigj duke thënë se ishte i informuar për interesin e botës për dronët Bayraktar, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

MARKETING