Presidenti Erdogan takohet me presidentin iranian në Kinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, raporton Anadolu.
Erdoğan i cili ndodhet në Tianjin të Kinës, për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), vazhdon kontaktet e tij në margjinat e samitit.
Presidenti Erdoğan u takua me presidentin iranian Pezeshkian në Qendrën e Kongresit Meyciang.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat dhe Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Burhanettin Duran.