Presidenti Erdoğan nesër do të takohet në Soçi me presidentin rus Putin

Presidenti Erdoğan nesër do të takohet në Soçi me presidentin rus Putin

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan nesër do të takohet në Soçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se me ftesë së presidentit rus Putin, Erdoğan nesër do të zhvillojë vizitë njëditore pune në Soçi.

Gjatë takimeve që Erdoğan do të zhvillojë me homologun e tij rus, do të rishikohen me të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe Türkiye-Rusi, si dhe do të shkëmbehen mendime rreth çështjeve aktuale rajonale dhe globale.

MARKETING