Presidenti Erdogan mbërrin për vizitë në Egjipt, pritet nga homologu Sisi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, për një vizitë zyrtare, raporton Anadolu.
Erdogan u prit në aeroportin ndërkombëtar të Kajros nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, bashkëshortja e tij Entissar Amer dhe ambasadori i Turqisë në Kajro, Salih Mutlu Sen.
Presidenti Erdogan gjatë vizitës në Egjipt shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Simsek, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman Askın Bak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, Drejtori i Komunikimit të Presidencës Turke, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.

