Presidenti Erdogan: Barbaria ndaj grave në Gaza nuk ka marrë reagimin që meriton

Presidenti Erdogan: Barbaria ndaj grave në Gaza nuk ka marrë reagimin që meriton

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se barbaria ndaj grave në Gaza nuk ka marrë reagimin që meriton, raporton Anadolu.

“Identitetet e autorit dhe viktimës kanë përcaktuar edhe një herë tonin e përgjigjes”, tha Erdogan në një aktivitet në kryeqytetin Ankara, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

“Dy të tretat e 70.000 palestinezëve të martirizuar në gjenocidin e Gazës janë për fat të keq, gra dhe fëmijë. Këto janë shifra alarmante për ata që kanë ndërgjegje”, theksoi ai.

“Ne do të mbrojmë atë që është e drejtë pavarësisht nga identiteti i shtypësit ose i të shtypurit dhe do ta shprehim të vërtetën me zë të lartë në çdo platformë”, shtoi presidenti turk.

MARKETING