Presidenti egjiptian: Kundërshtojmë çdo sulm kundër Sirisë

Presidenti egjiptian: Kundërshtojmë çdo sulm kundër Sirisë

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi deklaroi se vendi i tij kundërshton çdo lloj sulmi kundër territorit të Sirisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Presidenca egjiptiane thuhet se Al-Sisi u takua me presidentin sirian, Ahmed el-Sharaa, për herë të parë në Kajro në kuadër të Samitit të Ligës Arabe.

Gjatë takimit Al-Sisi tha se Egjipti i kushton rëndësi mbështetjes së popullit sirian dhe realizimit të kërkesave të tij dhe se për sigurimin e stabilitetit dhe zhvillimit duhet të merren parasysh vullneti dhe preferencat e tij.

Ai tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e nisjes së një procesi politik gjithëpërfshirës që përfshin të gjithë përbërësit e popullit sirian dhe nuk përjashton asnjë palë.

Duke vënë në dukje se Egjipti i kushton rëndësi unitetit dhe integritetit të territoreve të Sirisë, Al-Sisi tha se vendi i tij refuzon çdo sulm kundër territorit të Sirisë.

Presidenti i Sirisë, Al-Sharaa tha se i kushtojnë rëndësi hapjes së një faqeje të re në marrëdhëniet “vëllazërore” me vendet arabe, veçanërisht me Egjiptin.

Ai shprehu dëshirën për të punuar së bashku me Egjiptin, për të realizuar interesat e dy vendeve dhe popullit arab, ndërsa përgëzoi përpjekjet e Egjiptit për të mbështetur unitetin dhe integritetin territorial të vendeve arabe dhe për të siguruar stabilitetin rajonal.

MARKETING