Pozhari: Presion po ushtrohet vetëm ndaj njërës palë, në këtë rast Kosovës

Pozhari: Presion po ushtrohet vetëm ndaj njërës palë, në këtë rast Kosovës

Analisti politik Xhevdet Pozhari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në bindjen e tij, gjithmonë kur ka fazë negociuese shtohet presioni dhe trysnia.
“Por në këtë rast është e padrejtë ngase është duke u ushtruar vetëm ndaj njërës palë, që është e dukshme. Nëse i referohemi deklaratat e Escobarit që i patë në Kosovë dhe atyre në Serbi, renditen një sërë kërkesash përfshirë këtu edhe një autonomi më të theksuar për komunat veriore që të dorëzohet draft statusi, më pas ajo perigon në atë lidhjen e tentakulave të oktapodit, më pas kërkojnë që kryetarët dhe policia të tërhiqen nga objektet komunale, ato objekte kanë qenë në duart e klaneve të dirigjuar nga Vuçiqi”, tha Pozhari.
Ai tha se këto kërkesa që shtrohen në këtë formë e zhbëjnë një shtet.

MARKETING