Polonia planifikon të vendosë “kontrolle kufitare” me Gjermaninë

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se është “shumë e mundshme” që Polonia të vendosë “kontrolle të pjesshme” në kufirin e saj me Gjermaninë, pasi Berlini filloi të dërgojë përsëri emigrantë paligjshëm në Poloni, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Është shumë e mundshme që ne të vendosim kontrolle të pjesshme në kufirin me Gjermaninë këtë verë”, u tha Tusk gazetarëve në Varshavë, pa dhënë detaje se çfarë do të përfshijnë ato kontrolle.
Midis Polonisë dhe Gjermaninë aktualisht nuk ka kontrolle në kufirin e tyre pasi të dyja janë në zonën Shengen të udhëtimit të lirë. Gjermania në vitin 2023 vendosi kontrollet në anën e saj të kufirit për të ndaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve.
Më herët, Tusk tha se kërkon mbështetje nga partnerët e Bashkimit Evropian (BE) për të kufizuar qasjen pa viza për gjeorgjianët.
“Derisa një e treta e gjeorgjianëve do të donin shumë të ndajnë vlerat tona, unë jam një përkrahës i fuqishëm i kufizimit të udhëtimit pa viza me vendet që nuk përputhen me standardet”, tha Tusk për Radio Zet.
Dje, duke folur para parlamentit, kryeministri Tusk tha se ka “paralajmëruar qeverinë e re të kancelarit Friedrich Merz se nga ana polake do të kontrollojmë në mënyrë kritike dhe të plotë çdo përpjekje për të dërguar ndonjë emigrantë në Poloni”.
Ligj dhe Drejtësi (PiS), partia kryesore opozitare e Polonisë, ka organizuar protesta kundër kthimit të emigrantëve nga Gjermania.
Në muajin mars, Tusk tha se Polonia do të ndalojë së zbatuari Rregulloren e Dublinit të BE-së që lejon azilkërkuesit të kthehen në shtetin anëtar në të cilin ata për herë të parë kanë aplikuar për mbrojtje, megjithëse qeveria e tij nuk e ka bërë ende këtë.