Polonia përshëndet ndalimin e eksporteve të gazit rus në Evropë nga Ukraina, e quan “fitore të madhe”

Polonia përshëndet ndalimin e eksporteve të gazit rus në Evropë nga Ukraina, e quan “fitore të madhe”

Polonia ka përshëndetur vendimin e Ukrainës për të ndaluar eksportet e gazit rus përmes territorit të saj, duke e quajtur një “fitore të madhe”, transmeton Anadolu.

“Putin shpenzoi miliarda duke ndërtuar ‘Rrjedhën Veriore’ për të anashkaluar Ukrainën dhe për të shantazhuar Evropën Lindore me kërcënimin e ndërprerjes së furnizimit me gaz. Sot Ukraina ndërpreu aftësinë e tij për të eksportuar gaz direkt në BE”, shkroi shefi i diplomacisë polake Radek Sikorski në rrjetet sociale.

“Një fitore tjetër pas zgjerimit të NATO-s nga Finlanda dhe Suedia. Të dy vendet u bënë anëtarë të aleancës ushtarake pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt 2022”, shtoi ai.

Një marrëveshje pesëvjeçare midis Moskës dhe Kievit për tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës skadoi sot pasi Kievi refuzoi të zgjasë marrëveshjen në fjalë.

“Kur Putinit iu paraqitë presidenca ruse më shumë se 25 vjet më parë, tranziti vjetor i gazit përmes Ukrainës në Evropë arriti në më shumë se 130 miliardë metra kub. Sot është i barabartë me 0. Kjo është një nga humbjet më të mëdha të Moskës”, shkroi në rrjetet sociale presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, e përshkoi fundin e marrëveshjes si një “ngjarje historike”.

MARKETING