Polonia ngriti avionët e luftës në ajër, Rusia sulmon ashpër Ukrainën, Zelenski grindet me amerikanët

Ukrainasit kanë kaluar orë tepër të vështira. Rusia lëshoi një sulm të ashpër, duke shënjestruar me bomba dhe dronë disa rajone, përfshirë kryeqytetin e Kievit.
Shpërthime janë dëgjuar, ndërsa banorët vrapuan për në qendrat e sigurta të strehimit, shkruan A2 CNN. Raportohet për të paktën 3 plagosur. Gjatë këtyre orëve të sulmit, Polonia dhe aleatët e NATO-s ngritën disa avionë lufte në ajër për të garantuar që kufiri dhe siguria e qytetarëve të mos cënohet.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kritikoi reagimin e ambasadës amerikane, i përcaktuar si “i dobët” dhe “çuditërisht i pakëndshëm”, ndaj “sulmit serioz rus në qytetin e Krivij Rih, që u mori jetën 19 personave, përfshirë gjashtë fëmijëve.
“Heshtja për vrasjen e fëmijëve nga Moska është e rrezikshme. Kjo tregon se Rusia nuk dëshiron armëpushim, ajo dëshiron vetëm luftë, “thekson lideri ukrainas.