Polonia mban paradën më të madhe ushtarake në dekada

Polonia mban paradën më të madhe ushtarake në dekada

Polonia, anëtare e NATO-s, ka përforcuar kufijtë e saj gjatë javëve të fundit shkaku i pranisë së Wagnerit në Bjellorusi.

Parada e Ditës së Forcave të Armatosura të vendit mund të ketë qenë një ngjarje vjetore për më shumë se një shekull, por kjo e këtij viti është më e madhja që nga Lufta e Ftohtë.

Dy mijë ushtarë polak dhe vendet e tjera të NATO-s marshojnë nëpër kryeqytetin Varshavë, së bashku me 200 pajisje ushtarake dhe 92 aeroplanë.

Helikopterët duke përfshirë Black Hawks dhe aeroplanë F-16 dhe FA-50 fluturuan mbi qiellin polak.

“Është gjithashtu një ditë e përkryer për të treguar forcën tonë, për të dëshmuar se kemi ndërtuar forca të fuqishme që do të mbrojnë në mënyrë efektive kufijtë tanë pa hezitim”, deklaroi
Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Parada mbahet çdo vit më 15 gusht, për të përkujtuar fitoren e Polonisë ndaj Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik në vitin 1920.

MARKETING