Polonia: Evropa duhet të veprojë e bashkuar
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha se një Evropë e dobët dhe e përçarë nuk do të merret seriozisht nga askush, duke theksuar se kontinenti duhet të veprojë në unitet, transmeton Anadolu.
Tusk bëri një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë.
“Askush nuk e merr seriozisht një Evropë të dobët dhe të përçarë. As armiku dhe as aleati. Kjo tashmë është shumë e qartë. Në fund, duhet të besojmë në forcën tonë dhe të vazhdojmë të armatosemi”, shkroi ai.
Duke theksuar se nevoja për të vepruar së bashku është më e madhe se kurrë, Tusk tha: “Njëri për të gjithë, të gjithë për njërin. Përndryshe, jemi të humbur”.

