Polonia e Lituania kërkojnë ndihmën e BE-së dhe NATO-s për t’i mbrojtur kufijtë e tyre nga Rusia

Polonia e Lituania kërkojnë ndihmën e BE-së dhe NATO-s për t’i mbrojtur kufijtë e tyre nga Rusia

Ministrat e mbrojtjes të Lituanisë dhe Polonisë kanë bërë thirrje për “ndërkombëtarizimin” e mbrojtjes së kufirit lindor të BE-së dhe NATO-s, ndërsa vizituan murin kufitar me Bjellorusinë pranë Vilnius.

Ndërkohë, homologu i tij polak, Wladislaw Kosiniak-Kamysz, premtoi të ngrejë këtë çështje në samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Uashington.

Sipas Kosiniak-Kamysz, mbrojtja e kufijve të jashtëm me Rusinë dhe aleatët e saj mbetet një detyrë kyçe, shkruan euronews.

“Shteti i Polonisë, së bashku me aleatët, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur edhe më mirë kufirin lindor të BE-së dhe NATO-s”, tha Kosiniak-Kamysz.
“Kjo është thirrja jonë më e lartë dhe kjo thirrje mund të përmbushet jo vetëm nga shtetet-kombe, por para së gjithash nga BE-ja dhe së bashku, ne po bëjmë thirrje për këtë, për të ndërkombëtarizuar çështjen e këtij kufiri”, shtoi ai.

Siç raportohet, vërejtjet e fundit për mbrojtjen e kufijve nga të dy liderët vijnë përballë kërcënimit të paraqitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Javën e kaluar, liderët e Estonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë nënshkruan një letër duke i bërë thirrje Brukselit të përfshihet “si politikisht ashtu edhe financiarisht” në ndërtimin e një muri prej 2.5 miliardë eurosh përgjatë kufirit lindor të bllokut me Rusinë dhe Bjellorusinë, për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve ushtarake dhe hibride.

MARKETING